/ Dec 23, 2024

Abdixhiku nesër takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë, prezanton projektet kryesore

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, do të mbajë nesër një takim me 150 bizneset më të mëdha në Kosovë.

Ai pritet t’ua prezantojë atyre projektet kryesore që LDK do të zhvillojë në vitet në vazhdim.

Abdixhiku po ashtu do të shpalosë planin e LDK-së për përmirësimin e klimës së biznesit, mbështetje për sektorin privat dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

“Bizneset në Kosovë kanë nevojë për përkrahje jo për burokraci. LDK do të reduktojë burokracinë për biznese, në mënyrë që të zhvillohen pa pengesa nga shteti. Programi ynë parasheh që ndihmojë ato kompani që kanë nevojë për të arritur standardet e kërkuara të cilësisë që kanë potencial për eksport. Qeveria aktuale ka ngulfatur bizneset dhe nuk ka ofruar përkrahje për to”, kishte thënë Abdixhiku më herët.

Vitin e kaluar, Abdixhiku kishte takuar bizneset kryesore të Kosovës dhe ua kishte prezantuar programin “Rruga e Re”.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News