Berat Buzhala, e paske përmend emërin tim, ku aludon se unë kontrolloj faqe apo grupe të ndryshme për postime në favor të Albin Kurtit!
Të ftoj publikisht:
Shko në Gjykat, Prokurori, AKI, ku te duash, dhe hulumto e merr informacione për mua!
Unë Albert Shabani, nga Aqareva legjendare, nga Drenica HEROIKE, nuk fshihem pas faqëve as pas grupëve në rrjete sociale, unë dal këtu hapur me emër e mbiemër, me figur e me zë, pa e dridhë qerpikun, përballë keqbëresve të ATDHEUT, e ku edhe ti je pjesë e tyre!
Berat, dallimi mes meje e teje është ky:
Ti, je bërë multimilioner duke u shit nëpër parti e lider politik! Biznese në veri të Kosovës, prona në Qagllavicë, shtepi, restaurante e hoteleri, vetura luksoze, dhe biznese në Shqipëri! Ti e di si i ke arrit!
Kurse unë: Jetoj me qera, në nje banesë ku nuk i plotëson kushtet e nevojshmë për fëmijet e mi! Unë punoj në ndërtimtari, dhe mezi arrij me i siguru qumsht e ushqime Albinit 1 vit e 10 muajsh, e Diares 7 muajsh!
Nuk kam banesë, as shtepi, as veturë!
Nuk jam pasuru Berat, unë ma para vdes bashk me dy fëmijet e mi, se sa, ta pranoj formën e pasurimit siq je pasuru ti!
Berat, unë jam rrit nga një baba, që tërë jetën e ti, i ka kushtuar ATDHEUT E KOMBIT!
Pajtimi i gjaqëve, kontributi në UÇK, kontributi në Arsim! Berat, në vitin 2015, kemi falë gjakun e vëllaut 17 vjeqar, për nderin e këti populli, duke përqaur sinjalet tona, se nuk duhet t’kemi përqarje e hasmeri mes vete!
Berat, unë jam një fukara i ndershëm!
Ti, një pasanik i pa-pastert!
✍️ Albert Drenica









