Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është në përfundim të mandatit të tij.
Ditën e sotme ai është pritur në takim lamtumirës nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Ambasada amerikane në Prishtinë, thekson se Hovenieri në takimin me Bislimin ka ritheksuar përkushtimin e ShBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.
Tutje ai ka thënë se ka përforcuar mbështetjen e ShBA-së për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
“Në takimin tim lamtumirës sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ritheksova përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Hovenier në takimin me Bislimin.









