/ Mar 02, 2026

Besnik Osmani i LDK’së lidh koalicion me Nismën për balotazhin në Fushë Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për koalicion me Nismën Socialdemokrate në komunën e Fushë Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Besnik Osmani.

Edhe pse Nisma nuk kishte kandidat për kryetar në këtë komunë, ajo ka siguruar 439 vota për Kuvendin Komunal. Këto vota pritet të jenë të rëndësishme për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Balotazhi për kryetar të komunës së Fushë Kosovës do të mbahet më 9 nëntor.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News