/ Mar 02, 2026

Dështon edhe tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit, Dehari thërret  seancë të re sonte në ora 22:00


Ka nisur seanca konstituive e cila po mbahet në ditën e fundit brenda afatit kushtetues që e caktoi Gjykata Kushtetuese me një aktgjykim të qershorit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish ka hedhur në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili s’ka marrë mbështetje me muaj në vazhdimet e seancës konstituive.

Nga 107 deputetë të pranishëm, votuan për 56, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Edhe në këtë seancë deputetët e partive të tjera shfrytëzuan pak sekondat e lejuara nga kryesuesi i cili ftoi për propozim të anëtarëve të këtij Komisioni për të kundërshtuar këtë formë votimi dhe me kërkesën për t’u kthyer në votim të hapur.

Nga nesër do të fillojë masa e përkohshme e caktuar nga gjykata që pezullon punën e Kuvendit deri në nxjerrjen e aktgjykimit final.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News