E falenderoj kryetarin z. Ramush Haradinaj dhe të gjitha strukturat drejtuese të AAK-së.
Një falenderim të veçantë nga zemra e shpreh për kryetarin z. Luan Morina, si dhe për strukturat drejtuese, aktivistët dhe anëtarësinë e AAK-së në Malishevë, që më besuan të jem kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës.
Të gjithë së bashku do t’i ofrojmë Malishevës dhe qytetarëve të komunës sonë një alternativë qeverisëse, që në qendër do ta ketë qytetarin – pa dallim.
Falënderoj mikun tim, z. Pal Lekaj, për bashkëpunimin e pa rezervë dhe të sinqertë.
Gjithashtu, falenderoj familjen, miqtë,
bashkëpunëtorët dhe qytetarët e komunës time, të cilët më dhanë mbështetje të madhe dhe pa rezervë në të gjitha angazhimet e mia gjatë gjithë jetës.
Na priftë e mbara !
Ka shkruar Hoti në Facebook.









