Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjakovës,
Iniciativa “NDRYSHE – UDK” është zëri i qytetarëve të ndershëm, të angazhuar dhe të lodhur nga premtimet boshe të atyre që luftuan vetem për pushtet.
Qëllimi ynë është i qartë:
– Përfaqësim real dhe i drejtë në vendimmarrje lokale
– Inicim e shtyrje përpara e shumë projekteve të rëndësishme për qytetarin.
– Vëmendje për rininë, fuqizim të bujqësisë, mbështetje për diasporën dhe përmirësim të infrastrukturës
Ne nuk vij me premtime, por me vullnet për të dëgjuar, bashkëpunuar dhe vepruar me ju qytetarë.
Ftoj secilin që beson në ndryshimin qytetar, pa ngjyrime politike, të na bashkohet e të na mbështesë.
🤝 Bashkë për ndryshim
Plani i plotë dhe strategjia jonë për zhvillimin e komunitetit qytetar do të publikohen ditëve nê vijim.
🔍 Në programin tonë do të gjeni:
– Projektet që kemi iniciuar dhe do t’i realizojmë në Komunen e Gjakovës.
– Fokusin te rinia, diaspora, bujqësia dhe infrastruktura
– Qasjen tonë në përfaqësim dhe bashkëpunim qytetar.
Le të bashkohëmi për ndryshim.
Mr.Sc Ardian Nokaj
Bartësi i Listes për asamble
Iniciativa NDRYSHE – UDK









