/ Mar 02, 2026

Koalicioni PDU/ Balli i Kombit – Sulmi në veri akt terrorist

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Sulmi i mbrëmshëm ndaj infrastrukturës kritike në veri të Kosovës është një akt terrorist i rëndë dhe i papranueshëm, që kërcënon drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Ky sulm i orkestruar është një goditje ndaj stabilitetit dhe shtetësisë së Kosovës, dhe kërkon përgjigje të menjëhershme, të vendosur dhe të bashkërenduar me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Partia Demokratike e Unitetit -PDU dënon fuqishëm këtë akt terrorist dhe qëndron fuqishëm përkrah Policisë së Kosovës, AKI-së dhe të gjitha institucioneve të sigurisë që po angazhohen për të rikthyer rendin dhe për të sjellë autorët e këtyre veprimeve kriminale para drejtësisë.

Kjo është një thirrje për forcimin e aleancës sonë me partnerët strategjikë. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe vendosmërisë mund të mbrojmë sovranitetin dhe stabilitetin e vendit tonë.

Siguria dhe stabiliteti i Kosovës janë të panegociueshme. Çdo akt terrorist ndaj Kosovës duhet të marrë përgjigjen që meriton!

Koalicioni PDU-Balli Kombit

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News