/ Mar 03, 2026

Kujtim Shala: Lista e LDK-së do të miratohet nesër – kemi ndjekur edhe logjikën elektorale

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se nesër do të miratohet lista e kandidatëve për deputetë.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se LDK-ja ka ndjekur edhe logjikën elektorale.

Ka thënë se për radhitjen e kandidatëve do të ketë disa orientime përmes një grupi ose bartësit të listës që është kryetari i LDK-së.

Shala ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem brenda partisë për kandidaturat.

“Është një proces dhe kemi biseduar gjatë e kemi testuar kandidatura të caktuara, në zona të ndryshme të vendit. Lista do të miratohet nesër. E miraton Këshilli i Përgjithshëm. Pastaj për çështjen e radhitjes si rregull Këshilli i Përgjithshëm jep disa orientime dhe përcakton ose një grup ose bartësin e listës, në këtë rast bartësi i listës është kryetari i partisë”, ka thënë ai.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News