/ Mar 02, 2026

Kurti pret Barduanin, ZKM: U diskutuan përgatitjet për vizitën e Sekretarit të NATO’s më 11 mars dhe çështjet e sigurisë

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, me të cilin kanë diskutuar për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili do të vijë në Kosovë me 11 mars.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata kanë diskutuar edhe për çështjet e sigurisë mes institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO.

Komunikata:

Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduani, me rastin e vizitës së planifikuar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë më 11 mars.

Gjatë takimit, u diskutua për përgatitjet për këtë vizitë të rëndësishme e më tutje edhe për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s.

Qeveria e Kosovës bashkëpunon ngushtë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in, për forcimin e sigurisë dhe paqes në rajon.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News