/ Mar 03, 2026

LAJMI I FUNDIT – Lirohet Gëzim Sveçla, Gjykata refuzon kërkesën për caktim të masës së arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj shefit të asamblistëve i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, duke vendosur që i njëjti të mbrohet në liri. 

Sveçla dyshohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, për rastin e demolimit të mikrofonit në Kuvendin Komunal në Prishtinë.

“Gjykata pas dëgjimit të palëve dhe analizimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, konstatoi se kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin G.S. është e pabazuar dhe shkon përtej qëllimit të masave për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë, pengimin e rikryerjes së veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës dhe meqenëse nuk janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së propozuar dhe as të ndonjë mase tjetër më të butë, gjykata vendosi që i pandehuri G.S. të mbrohet në liri”, thuhet në njoftim,transmenton RTV Albania.

Sveçla ditë më parë në seancën e Kuvendit Komunal kishte dëmtuar pajisjet elektronike në sallë.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News