Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, së fundmi i është bashkuar edhe Lista “Ideal”, e krijuar nga Bekim Jashari.
Haradinaj, poashtu njoftoi se Lista “Ideal” do të garojë në këtë listë nga Gjeneral Nuredin Lushtaku ku do të jetë kandidat për deputet.
“Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale”, ka bërë të ditur Haradinaj./Indeksonline









