/ Mar 02, 2026

MARRËVESHJE PËR BALOTAZH AAK mbështet VV-në në Prizren, VV mbështet AAK-në në Junik

AAK do ta mbështesë VV-në në Prizren kundër PDK-së, ndërsa VV do ta mbështesë AAK-në në Junik kundër LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar dy marrëveshje të martën për balotazhin e 9 nëntorit. AAK do ta përkrahë VV-në në Prizren, kurse VV-ja do ta përkrahë AAK-në në Junik.

Lajmin se AAK do ta mbështesë VV-në në Prizren e bëri të ditur kandidati i kësaj partie për Kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, i cili në balotazh do të përballet me Shaqir Totajn e PDK-së.

“Sot, në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Prizren, e përfaqësuar nga unë si kryetar, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari z. Besnik Krasniqi, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin tonë”, shkroi Abrashi në Facebook.

Ky bashkëpunim, Abrashi tha se ka vetëm një qëllim: “t’i shërbejmë qytetarëve të Prizrenit dhe të garantojmë që çdo projekt, çdo investim e çdo vendim të jetë në dobi të komunitetit tonë”.

Se është bërë marrëveshje në Junik u bë e ditur nga kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune, Agron Kuçi, i cili do të përballet në balotazh me Ruzhdi Shehun e LDK-së.

“AAK dhe VV, gjithnjë në interesin e përgjithshëm të qytetarëve, sonte bashkuam forcat për të ardhmen e Junikut. Një marrëveshje e fitores, e shpresës dhe e zhvillimit. Junikut po i kthehet energjia e punës, bashkëpunimit dhe përparimit”, shkroi Kuçi në Facebook, ku publikoi një fotografi me kandidatin e VV-së për kryetar të Junikut në zgjedhjet e 12 tetorit, Jetmir Tofaj dhe deputetin e VV-së, Nezir Kraki.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Prizren, Totaj i PDK-së mori 41.45 për qind, i ndjekur nga Abrashi i VV-së me 30.39 për qind. Ndërsa, Krasniqi i AAK-së që u rendit i shtati në garë mori 3.47 për qind të votave.

Sa i përket Junikut, më 12 tetor, Shehu i LDK-së mori 48.89 për qind, i ndjekur nga Kuçi i AAK-së me 38.88 për qind. I treti ishte Tofaj i VV-së me 11.80 për qind të votave.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News