Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta atdhetari i kombit, ish-Eprori i lartë i ZON-ës dhe ish-Kryetari i OVL-UÇK dega në Ferizaj, RAFIZ SEJDIU – Inxhinieri.
CEREMONIA MORTORE – 23. 10. 2025 (nesër)
14:00 – Mbledhja Komemorative në Teatrin e Qytetit “Adriana” – Ferizaj
16:00–16:30 – Homazhe pranë arkivolit – fsh. Doganaj (tek shtëpia)
17:00 – Varrimi në varrezat e fshatit Greme – lagjja Spahia – Ferizaj
Baci Rafiz, kontributi dhe qëndresa jote do të mbesin përherë në kujtesën e luftëtarëve të lirisë dhe në zemrat e gjithë atyre që të njohën nga afër e punuan me Ty.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sejdiu, bashkëluftëtarët dhe të gjithë miqtë e tij!
I lehtë qoftë dheu i Kosovës për ty, Epror e bashkëluftëtar i UÇK-së!









