Komuna e Skenderajt njofton me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Ceremonitë e lamtumirës do të zhvillohen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Fadil Nura, dhe do të përfshijnë homazhe, mbledhje komemorative dhe varrim.
Agjenda e ceremonisë:
• Homazhet nga qytetarët
Data: 18 mars 2025
Ora: 09:00 – 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj
- Mbledhja komemorative
Data: 18 mars 2025
Ora: 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj - Varrimi
Data: 18 mars 2025
Ora: 15:00
Vendi: Varrezat e reja, fshati Burojë, Skenderaj - E pamja
Data: 19 – 20 mars 2025
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj
Komuna e Skenderajt i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe gjithë atyre që kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e Haxhi Thaçit.









