/ Mar 03, 2026

PDK Shtime – PËRVEÇ DËSHTIMIT, QEMAJL ALIU PO E POLITIZON SHËNDETËSINË NË SHTIME

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Shtime njofton opinionin publik për shkeljet e hapura ligjore dhe politizimin e institucioneve shëndetësore nga kryetari Qemajl Aliu dhe të tjerë zyrtarë nën udhëheqjen e tij. Më poshtë janë dëshmitë (fotografi) në kundërshtim të hapur me Ligjin Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, i cili ndalon pjesëmarrjen e shërbyesve publikë në aktivitete politike gjatë orarit të punës dhe angazhimin e tyre në veprime që cënojnë neutralitetin e administratës publike.

Në mënyrë specifike, Ilaz Kadrija, ushtrues i detyrës si drejtor i jashtligjshëm i QKMF-së në Shtime, dhe Mervete Hasani, një tjetër zyrtare e emëruar pa kualifikimet e duhura, janë fotografuar në tubime partiake të Vetëvendosjes (LVV), së bashku me kryetarin Qemajl Aliu dhe militantë të tjerë të partisë. Pjesëmarrja e tyre në këto aktivitete politike tregon një përçmim të qartë për parimet e profesionalizmit dhe paanshmërisë në menaxhimin e sektorit publik.

Ky politizim ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët, duke ndikuar negativisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në komunën e tonë. Përkundër premtimeve për “depolitizim” të këtij sektori, Qemajl Aliu jo vetëm që ka dështuar në fushën e shëndetësisë, mirëpo po thellon edhe më tej problemin duke emëruar militantë partiakë në pozita kyçe, pavarësisht mungesës së përgatitjes së tyre profesionale.

PDK në Shtime qëndron fuqishëm kundër këtyre praktikave dhe bën thirrje për respektim të Ligjit Nr. 08/L-197, duke kërkuar llogaridhënie dhe veprim të menjëhershëm për të ndaluar politizimin e institucioneve. Për të siguruar një shëndetësi më të mirë.

Kërkojmë nga organet mbikqyrëse të ndërhyjnë për të parandaluar vazhdimin e këtyre shkeljeve dhe për të mbrojtur interesin e qytetarëve të Shtimes.

Neutraliteti dhe profesionalizmi në sektorin publik nuk janë vetëm standarde morale, por edhe detyrime ligjore.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News