Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu i cili në Kosovë është pronar i Gazetës Express dhe Televizionit T7, të Hënën në orët e pasdites për më shumë se 3 orë është marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë
Zyrtarisht ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Allajbeu, por ajo që është përfolur ka të bëjë me koncensionet në shëndetësi si dhe hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj shkruan TCH.
Dy prej kontratave, ajo e check up dhe sterilizimi u hetuan nga komisioni parlamentar, por dy të tjerat ajo e dializës dhe e laboratorëve, të lidhura me biznesmenin e Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu u përjashtuan nga hetimi parlamentar.









