/ Mar 02, 2026

Rusia rrëzon 83 dronë ukrainas mbi gjashtë rajone, raketa ruse godet Odesën

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se ka rrëzuar 83 dronë ukrainas mbi gjashtë rajone mëngjesin e së premtes.

Ndërkohë, Aleksandr Bogomaz, guvernatori i Brianskut, tha se një person u plagos kur një dron ukrainas u rrëzua në një ndërtesë banimi në qytetin e Brianskut.

Në rajonin e Stavropolit, një dron ra në një depo nafte në qytetin Svetlogard, tha guvernatori rajonal Vladimir Vladimirov.

Në portin Odesa të Ukrainës në Detin e Zi, një raketë ruse e goditi një stacion të zjarrfikësve, duke i plagosur dy zjarrfikës, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Në anën tjetër, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se i kanë rrëzuar 31 dronë dhe një raketë ruse./ rel

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News