/ Mar 03, 2026

Vazhdon përçarja në partinë Guxo , vjen edhe një goditje e rëndë para zgjedhjeve

Lista Guxo, dega Pejë, ka vendosur të mos e mbështesë as Faton Pecin e as Donika Gërvallën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm,njoftimi i tyre :

Kryesia e Partisë GUXO – dega Pejë
Datë: 12.12.2024
Deklaratë – Komunikatë
Në mbledhjën e mbajtur të kryesisë së partisë GUXO – dega në Pejë me datë 10.12.2024, meqë
rast në diskutim kishim Zgjedhjet Nacionale të 09 frorit 2025 dhe mundësinë e përfaqësimit të
Degës me kandidat për deputet.
Duke pasur parasysh se nismëtarët për themelimin e GUXO –s dhe tani kryesia e degës në Pejë
kishin treguar sukses me angazhimin e tyre në zgjedhjet e 14 frorit 202 dhe në zgjedhjet lokale ku
përfaqesohën me dy asambleist të ndershëm dhe intelektual të pashoq në Kuvendin Komunal në
Pejë!
Edhe përkundër një fakti të tillë, duket se organizimi, suksesi, masovizimi dhe konsolidimi i degës
mbase i pengonte oponentëve në kryesi, që për fat të keq tani veç u shpërfaqë dhe është evidente
më!
Në këtë mbledhje, pas më shumë se dy vite abstinencë mori pjesë edhe kryetarja (në letër) e partisë
GUXO dega në Pejë znj. Donika Gërvalla!
Pas diskutimeve përmbajtësore dhe mirë të elaboruara nga ana e anëtarëve të kryesisë dhe
propozimeve të tyre, duke pasë për bazë demokracinë dhe mendimin e lirë dhe të drejtën që GUXO
në Pejë të ketë kandidatin e vet në garë për deputet përshkak të meritokracisë dhe si e tillë dega
merr pergjegjësinë për rezultatin e parashikueshëm pozitiv dhe pushteti partiak të fillonte ndikimin
nga poshtë – lartë, teori e shumë trumbetuar nga vetë znj. Donikë, në fakt ndodhi ajo qe nuk
pritej! Sihariqi na u dha se kandidatët janë të përzgjedhur nga Donika – Fatoni, e neve na mbetët
të bëjmë punën e argatit e të mbledhim vota për ta, pra nuk u respektua mendimi dhe propozimi i
degës, por as që shtrohej pyetja që për kandidatët e propozuar nga këta të dy të merrët miratimi në
Këshillin e Përgjithshëm të parties si organ ii vetëm ekzekutiv dhe përgjegjës për të vendosur një
gjë të tillë!
Pra, gjithçka është vendosur në kundërshtim me Statutin e partisë dhe më të rëndësishmën rrënimin
e demokracisë së brendshme dhe respektimin e vullnetit të anëtarëve të KP!
Gjendja e tillë na e përkujtoi deklarimin e z. Fatonit para dy viteve në kryesinë e partisë GUXO në
Pejë: “se në listë për deputet do të jenë vetëm ata që unë dua, me një fjalë të ndëgjueshmit e
mi”, pra servilët e jo kuadrot kredibil dhe të dinjitetshëm!
Andaj ne si pararendës të “Listës Vjosa” bashkë me znj. Vjosë tani e para e shtetit,
bashkëthemelues të Partisë GUXO vendosim të mos marrim pjesë aktivisht në këto zgjedhje
nacionale, duke qëndruar në GUXO dhe të mos e përkrahim listën “Donika – Faton” me arsyen
se:

  • Pjesëmarrja në zgjedhje pa akronime partiake është në kundërshtim me vendimin e
    Këshillit të Përgjithshëm të partisë!
  • Mos përfillja e propozimeve dhe mohimi arbitrar, autokrat i demokracisë dhe vullnetit të
    anëtarëve të partisë!
  • Prurjet satelit për ta përfaqësuar degën pa dhënë as mä të voglin kontribut dhe jo në të
    mirën e partisë!
  • Shkelja e Statutit të Partisë konkretisht: Neni 13, pika 2 dhe 3; Neni 15, pika 1 dhe 2; Neni
    16, pika 2.5 dhe 2.6; Neni 17, pika 2 dhe Neni 22, pika 3!

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News