/ Mar 02, 2026

Veton Berisha: Votoj vetëm në formë të hapur, u kërkoj falje egjiptianëve që s’po më jepet mundësia t’i përmbush premtimet

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha qëndroi me deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së në sallën e Kuvendit dhe pas ndërprerjes së seancës konstituive për herë të 50-të, doli në foltore për që t’i drejtohet komunitetit egjiptian në vend.

Ai tha se dëmi nga moskonstituimi i Kuvendit është “i madh”, ndërsa shtoi se do ta votonte cilido kandidat për kryetar të Kuvendit, por “në formën e hapur”.

“Unë e kam deklaruar votën time. Kam përgjegjësi për atë që them dhe i qëndroj mbrapa gjithë asaj. Jam i gatshëm ta votojë secilin kandidat për kryetar të Kuvendit, por në formën e hapur. Nuk pranoj veprime antikushtetuese”, tha Berisha.

Deputeti kërkoi që Gjykata Kushtetuese “ta përshpejtojë procesin dhe ta qartësojë situatën tonë politike”.

Ai u kërkoi falje egjiptianëve, të cilëve tha se u ka dhënë shumë premtime.

“Kam premtuar shumë. Kam thënë që do të fillojë ndryshimin që në ditën e parë, por kjo nuk më mundësohet. Nuk më jepet mundësia sepse këtu dikush ka vendosur që ta çojë procesin në bllokadë në pafundsi”, tha Berisha.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News