/ Mar 02, 2026

Votohet Nenad Rashiq – bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me short procedurën për kandidaturën e Nenad Rashiqit për pozitën e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. 

Nga votimi i mbajtur, Rashiq ka marrë 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Dimal Basha teksa në sallë u dëgjuan duartrokitje. 

“Të nderuar deputetë, për njoftim: formimi i grupeve parlamentare, bazuar në Nenin 24 të Republikës së Kosovës të Rregullores së Kuvendit, njoftimi për formimin e grupit parlamentar i dërgohet kryetarit të Kuvendit, jo më pak se 7 ditë nga dita e seancës konstituive”, ka deklaruar Basha.

“Të nderuar kolegë, me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb konstatoj që Kuvendi është i konstituar, dhe me këtë e mbyll punimet për seancën konstituive”, tha kryeparlamentari.

Për Rashiqin votuan edhe deputetët e LDK-së, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja abstenuan, dhe Lista Serbe votoi kundër

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News