/ Mar 02, 2026

Peci akuza të rënda ndaj Pacollit: Emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë një akuzë të rëndë ndaj deputetit Behgjet Pacolli.

Ai thotë se emri i Behgjet Pacollit figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës.

“Behxhet Pacolli, po të drejtohem shumë gjakëftohtë. Shumë faleminderit për këshillën more “trim altruist”.
Po prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër”, ka shkruar Peci.

Ky reagim i Pecit vije pasi që Behgjet Pacolli tha se reagimi “emocional” i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, jep përshtypjen se akuza se ky dikaster i dha padrejtësisht grant 100 mijë eurosh vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli “është e vërtetë”.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News