Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur konsensus për rikthimin e Fatmir Limajt në parti, ndërsa kundërshtimet e brendshme kanë bërë që kjo ide të refuzohet nga një pjesë e strukturave dhe figurave të rëndësishme të PDK-së.
Derisa mbledhja kryesisë së PDK-së po vazhdon, burimet e Dukagjinit kane njoftuar se tashmë është vendosur që të refuzohet kërkesa që Limaj i bëri kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit,shkruan RTV Albania.
Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.









