Thirrje si qytetar i lirë i Republikës së Kosovës
I bëj thirrje ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, Kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe udhëheqësve të Akademisë së Shkencave dhe institucioneve tjera relevante, që urgjentisht të dalin me një qëndrim të qartë dhe të dënojnë çdo formë dhune, gjuhe të urrejtjes dhe linçimi publik, pavarësisht nga kush vjen ajo.
Po ashtu, u bëj thirrje partive politike, mediave, analistëve dhe të gjithë akterëve publikë që gjatë kësaj periudhe zgjedhore të tregojnë kujdes maksimal në gjuhën që përdorin në debate dhe para qytetarëve. Fyerjet, nxitjet, etiketimet dhe fushatat e urrejtjes në rrjetet sociale nuk i sjellin asgjë të mirë vendit tonë.
Kosova ka kaluar periudha të rënda. Plagët e luftës ende janë të hapura, ende ka familje që kërkojnë më të dashurit e tyre të zhdukur dhe për këtë arsye kemi obligim moral e kombëtar që të ruajmë qetësinë, maturinë dhe unitetin qytetar.
Ngjarjet e fundit në Skenderaj duhet të shërbejnë si alarm për të gjithë ne që të ulim tensionet dhe të mos lejojmë që klima politike të degradojë në përçarje e urrejtje.
Kosova ka nevojë për debat demokratik, për respekt dhe për përgjegjësi, e jo për gjuhë që nxit konflikt dhe përçarje mes qytetarëve tanë.
S.M
Ka shkruar Mehani në Facebook,transmenton RTV Albania.









