Iritues ndaj sulmit
Dëshmori Ismet Krasniqi ra për lirinë e popullit shqiptar!
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK) ragon me indinjatë ndaj aktit vandal që është bërë mbi monumentin e dëshmorit të kombit Ismet Krasniqi.
Dëshmorët kanë dhënë më të shtrenjtën jetën, duke derdhur gjakun e tyre për liri, pavarësi të Kosovës, për të çelnikosur themelet edhe për bashkimin kombëtar., që do të mbetet udhërrfyes për gjeneratat e tashme dhe të ardhme deri në sendërtimin në vepër të amanetit të tyre dhe të patriotëve për bashkim.
Shi për këtë, është tejet iritues akti vandal ndaj monumentit të dëshmorit Ismet Krasniqi., i cili në moshë të re, në një ballafaqim të drejtpërdrejtë me milicinë serbe, në njl ndër demonstratat më të përgjakshme dhe më rezistuese ndaj Serbisë pushtuese, ra heroikisht për të mos vdekur kurrë.
Kërkojmë nga organet përkatëse që ta ndriçojnë rastin, dhe që kurrë mos të ndodhin këso veprash vandale ndaj asnjë monumenti të dëshmorëve të kombit.
Shembull i dëshmorëve duhet të jetë motiv për çdo eventualitet për rininë shqiptare që
të jetë vigjilente dhe e përgatitur, në mënyrë që t’i përgjigjet institucioneve përkatëse ndaj çdo agresori që do ta rrezikojë Atdheun tonë.
Naim Zhitia , kryetar i ShFHDK
Prishtinë, 19 nëntor 2024









