/ Mar 02, 2026

Exclusive Albin Kurti takohet me Lorik Canen

Kryeministri Kurti sot ka takuar Lorik Canen,a mund të jetë takim i rastësishëm me Canen,apo mund të jet edhe Cana në list për deputet mbetet të shihet,postimi i Kurtit:

Me Lorikun herën e fundit u patëm takuar këtë verë gjatë Kampionatit Europian të futbollit në Gjermani, në mbështetje të kombëtares shqiptare. Para pak ditësh, në Tiranë ai shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë. Shkëlqimi i tij në fushën e gjelbër si kapiteni ikonik i Shqipërisë, vazhdon me punët e mira që Loriku bën për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare.

Sot u pamë për të diskutuar mbi punët e mira që po bëjmë në sport. Në veçanti, vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik, për t’i bërë pjesë të kulturës së përgjithshme të shoqërisë. Përherë kënaqësi biseda me Lorik Canën, djaloshin nga Gjakova që ka meritë të madhe në mirëmbajtjen e frymës së atdhedashurisë,transmenton RTV ALBANIA

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News