/ Mar 03, 2026

Thaçi në Hagë: ZPS-ja ngriti nxitimthi aktakuzë shtesë, s’kam ambicie për kryeministër, as president apo deputet

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar para dhjetë ditësh ngriti nxitimthi aktakuzë shtesë ndaj tij.

Thaçi sqaroi sërish se nuk është pjesë e garës politike në Kosovë, dhe se nuk ka ambicie për kryeministër, president, deputet apo ndonjë post tjetër publik.

“Para se të deklarohem dëshiroj që të shtoj edhe diçka. Pikërisht në këtë fazë të hershme të këtij procesi, ju e dini para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj apra se të rizgjedhesha president i vendit. Tash, para dhjetë ditësh nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoj aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”, tha Thaçi.

“Dua ta sqaroj edhe një herë, unë nuk jam pjesë e garës politike as nuk kam ambicie politke as për kryeministër, as për president, as për deputet e as edhe një ambicie tjetër për pozitë publike”.

Ish-presidenti i Kosovës tha se ai s’paraqet rrezik për askënd në kuptimin politik, dhe se siç tha ai gjithë jetën ia ka kushtuar lirisë së Kosovës.

“Ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës dhe vizionin për anëtarësim në NATO dhe BE në bashkëpunim me SHBA-në. Por, dëshiroj të ritheksoj dhe nënvizioj domosdoshmërinë e resektimit etë Kushtetuëss dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mos respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës nga palët në këtë sallë të shenjtë paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për cënimin e besimit qytetar, prandaj ftoj që të ruhet vetpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, tha Thaçi.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News