Partitë politike të barrikaduara në pozicionet e tyre para seancës së tretë për konstituimin e Kuvendit
Vazhdimi i tretë i seancës konstituive do të mbahet sot në orën 12:00. Partitë politike që kanë qenë në opozitë s’kanë dhënë sinjal se kanë ndryshuar qëndrim sa i përket kërkesës për dorëheqjet formale të qeveritarëve të LVV-së të zgjedhur deputetë. Ndërkohë që nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se janë dorëhequr dhe se e kanë njoftuar Kuvendin e Kosovës përmes një shkrese.
Në seancën e parë konstituive, raporti i Komisionit për Verifikim të Mandatve ka marrë vetëm 52 vota “për”, të pamjaftueshme për t’u konsideruar se ka kaluar. Ndërkohë në seancën e dytë të thirur nga kryesuesi i Avni Dehari, raporti s’është hedhur fare në votim, gjë që ka nxitur reagime të ashpëra të PDK, LDK e AAK









