Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Përmes këtij reagimi, dëshiroj të ndaj shqetësimin tim të thellë lidhur me situatën aktuale të pastrimit në Kryeqytet.
Si Kryesues i Kuvendit të Kryeqytetit, shpreh mbështetjen time të plotë për kërkesat legjitime të punëtorëve të Kompanisë së Pastrimit. Kerkesat e tyre janë të drejta themelore, veçanërisht për ata që kujdesen çdo ditë për pastërtinë dhe higjienën e qytetit tonë.
Sipas legjislacionit në fuqi, komuna është përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave, pavarësisht mënyrës së organizimit të saj. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ulen në dialog dhe të angazhohen për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë, në interes të qytetarëve dhe të vetë punëtorëve.
Pavarësisht nga përgjegjësia institucionale apo politike, një gjë është e qartë – punëtorët nuk janë fajtorët. Janë pikërisht ata që, me përkushtim dhe sakrificë, nuk ndalën punën as gjatë pandemisë, kur rrezikonin jetën për të siguruar pastërtinë publike. I quajtëm heronj atëherë – dhe duhet t’i trajtojmë si të tillë gjithmonë.
Zëri i tyre duhet të dëgjohet me seriozitet dhe përgjegjësi.
Sinqerisht,
Fehmi Kupina
Kryesues i Kuvendit të Kryeqytetit









