/ Mar 02, 2026

Çitaku: 162 ditë pa institucione, plan i Kurtit për përmbysje të rendit kushtetues

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se 162 ditë pa krijimin e institucioneve të reja të Kosovës janë shumë, por siç ka thënë ajo jo edhe për Albin Kurtin.

Ajo në një fjalim në Kuvendin e Kosovës pas dështimit të seancës, ka përmendur disa ngjarje që kanë ndodhur për më pak se 162 ditë, si unifikimi i Gjermanisë dhe intervenimi i NATO-së.

Por, Çitaku ka thënë se për Kurtin nuk janë shumë, pasi sipas saj ky është plani i tij përmes secilit po synon përmbysjen e rendit kushtetues.

“Për 162 ditë Albin Kurti ka tentuar ta shuajë zërin tonë dhe të na pamundësojë ushtrimin e detyrave që na i ka besuar qytetari i Republikës së Kosovës. 162 ditë nuk janë pak në më pak se kaq ditë ka ra Muri i Berlinit dhe është unifikuar Gjermania… Më pak ditë forcat e NATO-s së bashku me UÇK-kanë çliruar Kosovën. Për Albin Kurtin nuk janë shumë, sepse për të kjo është pjesë e një plani, për përmbysjen e rendit kushtetues, deligjtimimin e demokracisë dhe institucioneve. Ai po synon krijimin e një rendi të ri, ku nuk ka më norma, nuk ka ambicie kolektive, një rend ku qytetarët sundohen e nuk qeverisen”, ka thënë Çitaku

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News