📣 NJOFTIM ZYRTAR | UDK – Unioni Demokratik i Kosovës
Në takimin e fundit të Këshillit Inicues të UDK-së, u mor vendim historik për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale të tetorit 2025 në Komunën e Gjakovës si Iniciativë Qytetare.
Pas diskutimeve të sinqerta e bashkëpunuese me parti të vogla, UDK nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me Iniciativen “NDRYSHE”, duke harmonizuar vizionin politik, parimet dhe pozicionet e përbashkëta për një Gjakovë që meriton më shumë.
Në një vendim të përbashkët e të mbështetur nga i gjithë Këshilli Inicues i të dyja forcave politike, u arrit dakordimi që:
Meti Krasniqi të jetë kandidati zyrtar për Kryetar të Komunës së Gjakovës.
Z. Krasniqi është zëri i një brezi të ri, me përvojë në diasporë, me vizion modern dhe me zemër të rrënjosur thellë në vlerat qytetare, familjare dhe kombëtare.
Gjakova ka nevojë për ndryshim të vërtetë. Pa retorikë boshe, pa interesa personale mbi interesin e qytetarit,transmenton Mediumi Informativ RTV Albania.
UDK dhe NDRYSHE bashkojnë forcat për një qeverisje ndryshe, me duar të pastra, me zemër të hapur dhe me vizion të qart.
Bashkë për Gjakovën. Bashkë për qytetarin. Bashkë për ndryshim.
UDK #NDRYSHE #Gjakova2025 #MetiKrasniqi #PërGjakovën #IniciativaQytetare #NdryshimMeVepra










