Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës njofton se ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është miratuar edhe lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave.
Kryesia e PDK-së, thekson se lista përfundimtare ka 31 kandidatë për kryetarë të komunave, nga ku zyrtarizohet se Ramiz Lladrovci nuk do të jetë kandidat për kryetar të Drenasit, por në vend të tij besimin e partisë e ka marrë Petrit Hajdari.
Kandidaturat që janë miratuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës janë si vijon:
- Prishtinë – Uran Ismaili
- Ferizaj – Agim Aliu
- Prizren – Shaqir Totaj
- Mitrovicë – Arian Tahiri
- Vushtrri – Ferit Idrizi
- Skenderaj – Sami Lushtaku
- Drenas – Petrit Hajdari
- Kaçanik – Sabedin Vishi
- Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi
- Gjilan – Riad Rashiti
- Pejë – Arta Nallbani
- Gjakovë – Ervin Shabani
- Klinë – Sokol Bashota
- Lipjan – Shukri Buja
- Shtime – Përparim Ramusa
- Dragash – Shaban Shabani
- Malishevë – Gëzim Krasniqi
- Rahovec – Edon Cana
- Suharekë – Dardan Berisha
- Podujevë – Isak Shabani
- Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava
- Kamenicë – Jona Arifi
- Viti – Bekim Azizi
- Istog – Ali Nimanaj
- Deçan – Korab Mushkolaj
- Zubin Potok – Izmir Zeqiri
- Zveçan – Ilir Peci
- Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza
- Leposaviq – Shaqir Hetemi
- Shtërpcë – Garip Sahiti
- Novobërdë – Selatin Nuhiu
“Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që gjatë mandatit të tyre kanë ofruar një qeverisje efikase për qytetarët dhe një përfaqësim dinjitoz të vlerave të PDK-së”, thuhet në njoftim.
PDK njofton se “me miratimin e kësaj liste, përmbyllet zyrtarisht procesi i kandidimit për kryetarë të komunave”.
“PDK do të garojë gjithashtu në katër komuna të tjera, Obiliq, Junik, Kllokot dhe Mamushë, vetëm me listë të kandidatëve për Kuvendin Komunal. Ndërkaq, në Graçanicë, do të garoj në një listë të përbashkët me të gjitha partitë tjera shqiptare.
Ne besojmë fuqishëm se në zgjedhjet e 12 tetorit do të fitojë sërish vizioni ynë për një qeverisje të ndershme, efikase dhe në shërbim të çdo qytetari, vizion që do të reflektohet në çdo komunë ku PDK do të marrë përgjegjësinë e qeverisjes”, përfundon njoftimi i PDK-së.









