/ Mar 02, 2026

Llugani jep dorëheqje nga PDK

Deklaratë Dorëheqjeje nga dega e PDK-së në Roeselare, Belgjikë

Të nderuar qytetarë dhe bashkëpartiakë,

Unë, Fatlum Llugani, jap dorëheqje nga posti i kryetarit të nëndegës së PDK-së në Roeselare të Belgjikës. Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është i domosdoshëm për shkak të pakënaqësive të shumta dhe drejtimit aktual të partisë.

Nuk mund të jem më pjesë e një partie që udhëhiqet nga njerëz të papjekur politikisht, siç është rasti me çiftin Memli Krasniqi ,Vlora Qitaku,Abelard Tahiri dhe Uran Ismajli. Nuk ka logjikë që dikush të përjashtojë kandidimin e z. Ramiz Lladrovci për kryetar të Drenasit, kur ai është një nga figurat më të suksesshme dhe më të respektuara në atë komunë. Ai është shpallur disa herë kampion në mbarë Kosovën dhe meriton respekt, jo përjashtim.

Nuk kam asgjë personale kundër Petrit Hajdarit, por mënyra se si po mënjanohet Lladrovci është e papranueshme dhe e padrejtë.

Një tjetër arsye e rëndësishme për dorëheqjen time është paaftësia e partisë për të organizuar një protestë madhore për mbrojtjen e luftëtarëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Heshtja e PDK-së përballë kësaj padrejtësie është e turpshme.

Për më tepër, Uran Ismajli kandidon për Prishtinën pa logon e PDK-së. A ka mbetur diçka nga kjo parti, apo vetëm emri? Si mund të quhemi parti kur kandidatet fshihen nga identiteti i saj?

Sot PDK e dëshmoi edhe një herë se është duke e përçarë jo vetëm Drenasin, por edhe gjithë Kosovën. Qytetarët do ta ndëshkojnë këtë sjellje me votë dhe me përbuzje.

Me respekt,
Fatlum Llugani
Ish-kryetar i nëndegës së PDK-së në Roeselare, Belgjikë,ka njoftuar ne Facebook zotri Llugani.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News