Të nderuar miq,Bashkë me disa prej përkrahësve të dashur, sot iu bashkuam Lëvizjes Vetëvendosje e cila më së miri mishëron vullnetin për ndryshim, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm për Lipjanin dhe për gjithë vendin.
Në këtë rrugëtim të ri, do të jemi në përkrahje të mikut tonë, kandidatit per Kryetar të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje, z. Ilir Qeriqi, me të cilin ndajmë vizionin për një qeverisje lokale të ndershme, të përkushtuar dhe të afërt me qytetarët e Lipjanit,shkruan Tasholli,Raporton RTV Albania.
Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tuaj ndër vite.
Bashkë për Ndryshim dhe bashkë për Lipjanin që duam!









