/ Mar 02, 2026

LDK dhe PDK arrijnë koalicion për balotazhin në Fushë Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur marrëveshje për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për balotazhin e 09.11.2025 për Komunën e Fushë Kosovës mes LVV-së dhe LDK-së.

Kështu ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Besnik Osmani.

“Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit. Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve për Fushë-Kosovën tonë”- ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjatë këtyre ditëve, dy kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës.

“Në koordinim të plotë edhe me qendrën, kemi nënshkruar marrëveshjen për qeverisjen gjithëpërfshirëse për mandatin e ardhshëm qeverisës. Kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve”- ka thënë ai.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News