/ Mar 02, 2026

Guxo dënon sulmin ndaj deputetit Kraki

Reagim për sulmin ndaj deputetit Kraki

Partia Guxo dënon ashpër sulmin verbal, fyerjet vulgare dhe sulmin fizik të Parim Ollurit ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nezir Krakit.

Përveç se thërrasim me vendosmëri organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin me seriozitet, ne thërrasim edhe shtëpitë mediale ku punon e ku paraqitet me orar të pjesshëm agresori Parim Olluri, që ta dënojnë këtë sulm dhe këto fyerje ndaj deputetit, politikanit, profesorit e qytetarit Nezir Kraki.

Po ashtu, thërrasim për adresim të këtij akti brutal edhe KMSHK-në,transmenton RTV Albania.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News