/ Mar 02, 2026

Kryeministri Kurti takohet me Hamzën: Diskutohet bashkëpunimi qeveri-opozitë dhe zgjedhja e presidentit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e PDK-së dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi Hamzën për bashkëpunimin në Kuvend lidhur me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar në çështje të interesit shtetëror dhe kombëtar.

Temë e bisedës ishte edhe nevoja për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, në dobi të pluralizmit politik dhe demokratik.

Një nga çështjet kryesore që u diskutua ishte edhe zgjedhja e Presidentit të Kosovës, ku mbeten vetëm 10 ditë për të përmbushur afatet kushtetuese.

Kryeministri Kurti njoftoi se takimi me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, është i planifikuar për nesër, për të vazhduar diskutimet mbi çështjet parlamentare dhe koordinimin politik.

Vjosa Osmani ka shprehur synimin që të marrë edhe një mandat si presidente.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News