/ Jun 14, 2026

Xhemajl Hasani braktis Nismën, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Një tjetër lëvizje politike është zyrtarizuar në prag të zhvillimeve të reja në skenën politike të vendit. Xhemajl Hasani ka vendosur të largohet nga Nisma Socialdemokrate dhe t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Hasani ka konfirmuar angazhimin e tij në radhët e LVV-së, duke theksuar se vendimi i tij vjen si rezultat i bindjes se vendi ka nevojë për më shumë punë, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.

Ky zhvillim po shihet si një përforcim i mëtejmë i strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa mbetet të shihet se çfarë ndikimi do të ketë largimi i Hasanit në Nismën Socialdemokrate.

Me këtë kalim, Xhemajl Hasani i bashkohet zyrtarisht familjes politike të LVV-së, duke hapur një kapitull të ri në angazhimin e tij politik.

Postimi i plotë i Hasanit në Facebook :

Të dashur qytetarë,

Sot, në Ditën e Rinisë dhe në 21-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, para mijëra të rinjve dhe të rejave nga mbarë vendi, po i bashkohem zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje.

Besoj se angazhimi politik duhet t’i shërbejë qytetarit, zhvillimit dhe të ardhmes së vendit tonë. Me këtë bindje po nis një rrugëtim të ri politik, me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News