Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se është operuar pas diagnostikimit me kancer të gjirit.Duke ndarë rrëfimin e saj me të tjerët nëpërmjet rrjetit social Facebook, ajo i ka inkurajuar të gjitha gratë që të bëjnë kontrollet rutinore në mënyrë që të shmangin detektimin e vonë të kësaj sëmundjeje.“Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim”- ka shkruar Kusari- Lila, më 08.11.2024.
Ajo ka treguar se zbulimin e bëri në fazë të hershme që thotë se edhe trajtimi është më i lehtë sesa në fazat e avancuara.
“Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda. Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara”, derisa ka falënderuar mjekët që u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe









