/ Mar 02, 2026

Ish Miss Kosova,Albina Hashani,tashmë një dizajnere e suksesshme

Dikur e suksesshme dhe e pandalshme në evenimente bukurie.
Në vitin 2001 Albina u shpallë “Miss Kosova”,po në të njejtin vit ajo fitoi edhe çmimin “Miss Eleganca”në një eveniment të organizuar në Prishtinë,për të vazhduar tutje pastaj me shumë e shumë pjesmarrje dhe çmime të ndryshme në evenimente,spektakle të bukurisë.
Gjithmonë e bukur dhe simpatike,përveç sukseseve të saj si Miss,ajo sfidoi vehten edhe në muzikë,ku me këngët dhe klipet dhe performancat e saj në vende të ndryshme, ajo u futë thellë në zemrat e publikut shqiptar.

Pasi kaloi një kohë ku ajo u shkëput nga skena dhe televizioni,për t’i kushtuar rëndësi familjes dhe fëmijëve,ajo ka vite që tashmë ka zgjedhur dizajnin për të vazhduar tutje,ku dhe si dizajnere nuk ka sesi të mungojnë sukseset e saj.
Ajo tashmë ka edhe butikun e saj që quhet ,”Albina Hashani Fashion”,ku bëjnë dizajne të fustaneve dhe rrobave të ndryshme për femra,transmenton RTV Albania.

Recent News

Travel News

Lifestyle News

Fashion News